DURRES - Para se të hidheshin nga pallati, 31-vjeçarja nga Durrësi, Elona Dhaskali, është parë të qortonte vajzën e saj 6-vjeçare e cila ndërkohë qante dhe i ankohej nënës së saj. Pohimi vjen nga Eglantina Dhimitri, një grua e moshuar që ka parë me sytë e saj të gjithë skenën se si nënë e bijë u hodhën nga kati i katërt i një pallati dje në qytetin bregdetar.
"Teksa po kaloja te rruga që të shpie te blloku i parafabrikateve më tërhoqi vëmendjen një grua që mbante përdore një vajzë të vogël. Gruaja e qortonte vajzën me zë të lartë, ndërsa fëmija qante dhe i ankohej nënës së saj", tregon dëshmitarja.
Sipas rrëfimit të dëshmitares okulare, “më pas ato u drejtuan tek një pallat dhe u ngjitën në katin e katërt të tij. U shfaqën në shesh pushimin e këtij kati. Pashë vajzën e vogël në fillim të binte poshtë dhe më pas nënën e saj që të hidhej edhe ajo që andej", tregon Eglantina Dhimitri për Shqiptarja.com.
Rrëfimi i saj është i ngjashëm me atë të paraqitur dje nga policia. Gruaja më pas ndërroi jetë në spital ndërsa autoritetet njoftuan se vajza e vogël është jashtë rrezikut për jetën.
Gruaja e moshuar thotë se pas ngjarjes u mblodhën banorë të bllokut të banimit ku ndodhi ngjarja si dhe kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan policinë dhe urgjencën e spitalit të Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka tronditur fqinjët e 31-vjeçares, të cilët e përshkruanin si një person të dashur dhe të qetë. Por ishin në dijeni të gjendjes depresive, të cilën po e kalonte nëna e re pas divorcit.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com