Një e mitur 3 vjeç e gjysmë është dhunuar në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës.Rasti i bërë publik në media rrëfen për një vogëlush i cili është dhunuar barbarisht nga kujdestarja e tij, Dafina Fama e cila pas shkarkimit nga detyra, nga Ministri Klosi, është arrestuar nga policia me akuzën e keqtrajtimit të të miturve që është vepër penale.
Sikurse shihni edhe në foto vogëlushi shfaqet me shenjat e dhunës në fytyrë, ku faqet e tij janë të nxira, po ashtu edhe fundshpina nga goditjet që ka marrë nga kujdestarja.
Mësohet se kujdestarja Dafina Fama punonte në jetimore prej 3 vjetësh, ndërsa vogëlushi jeton në këtë shtëpi që prej lindjes së tij.

(Kujdestarja Dafina Fama)
Fëmija është rrahur pasi kujdestarja kishte konstatuar se vogëlushi kishte urinuar në të brendshmet e tij gjatë qëndrimit në kopsht.
Ky rast ka alarmuar opinion publik dhe institucionet përgjegjëse.
Në një reagim të Ministrit Blendi Klosi, rasti është konsideruar i patolerueshëm duke urdhëruar ndëshkimin e personave përgjegjës për këtë akt të rëndë.
Menjëherë pas prerjes së fletëarrestit nga ana e policisë dhe firmosjes nga Prokuroria, kujdestarja është dërguar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ngjarja, sipas të drejtoreshës ka ndodhur më 29 mars në jetimoren e Durrësit dhe kur punonjësit kanë shkuar në punë kanë parë fëmijët me shenja. Drejtoresha e këtij institucioni ka deklaruar se që atë ditë ajo ka bërë denoncim në polici për këtë ngjarje.Aktualisht ka të dhëna kontradiktore, pasi kujdestarja ka thënë se nuk ka ushtruar dhunë, por se fëmija është rrëzuar vetë.
“Sipas thënjes së punonëses sociale, incidenti ka ndodhur më 29 paradite. Unë jam njoftuar të nesërmen në orën 09:00 të mëngjesit. Përgjegjësia nuk është e imja. Kam njoftuar shefen e sektorit social, Bashkinë, Njësinë për mbrojtjen e fëmijëve, kam zbatuar ligjin. Kemi mbledhur ekipin multidisiplinar, por ajo nuk e pranoi dhe tha se fëmija është rrëzuar. Është mbajtur raport social mbi dhunën dhe dokumentacioni ndodhet në prokurorinë e rrethit Durrës. Ne e kemi denoncuar rastin. Unë e kam pezulluar nga puna kujdestaren, derisa të vijë nga organi i akuzës fakti nëse ka ushtruar dhunë apo jo. Është rasti i parë dhe i vetëm në këto 10 vite” ka thënë drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës.
Kujdestarja kishte 3 vite që punonte në këtë institucion.
Shtëpia e fëmijës ndodhet në Shkozet dhe në këtë institucion trajtohen 45 fëmijë, 25 prej të cilëve qëndrojnë pjesërisht, pasi ka nëna që edhe mund ti mbajnë, ndërsa pjesa tjetër janë fëmijë të braktisur.
Raste të tilla ka pasur edhe raste të tilla në Durrës në vitet 2003-2004 ku në atë kohë u morën masat ndaj punonjësve. Në atë kohë qe shkarkuar edhe drejtoresha e kësaj jetimore.
Çfarë parashikon kodi penal kur dhunohen të miturit?
Edukatroja Dafina Fama rrezikon deri në dy vite burg për keqtrajtim të të miturit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com