Durrës, dy të plagosur rëndë
gjatë garave me motora

Durrës, dy të plagosur rëndë<br />gjatë garave me motora
DURRËS - Garat e shpejtësisë së lartë që shtojnë adrenalinën dhe rrisin rrezikun, kanë vënë në lojë jetët e dy të rinjve, të cilët janë aksidentuar në Porto Romano të Durrësit.

Ngjarja është regjistruar pak pas mesditës së të dielës, në orën 12.30, në lagjen numër 15 të Durrësit, në afërsi të godinës së re universitare.

Shpejtësia e madhe e motorrëve gjatë garës ka shkaktuar jo vetëm shqetësim për banorët e zonës, por edhe përplasjen e mjeteve dhe dëmtimin e dy drejtuesve.

Në aksident janë përfshirë një 23-vjeçar nga Tirana, që drejtonte një motor “Triumf” pa targa, dhe një 24-vjeçar me banim në Durrës që drejtonte motoçikletën "Triple” me targa RM 22022.

Dy konkurentët në garën e shpejtësisë kanë përfunduar me plagë të rënda në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj të dyve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.05.2013

Redaksia Online
(s.g/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat

Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat