Durrës, e ktheu policia italiane, i
ikën policisë 27-vjeçari në kërkim 

Durrës, e ktheu policia italiane, i<br />ikën policisë 27-vjeçari në kërkim 
 Armando ndreu, 27-vjeçari nga qyteti i Shkodrës, një person në kërkim për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë", në bashkëpunim, është arratisur nga trageti i linjës Bari-Durrës, pasi ishte kthyer nga policia italiane dhe pritej të arrestohej sapo të mbërrinte në port.

Policia e Durrsit ka reaguar ndaj kësaj ngjarje, ku tha se ndonëse pala italiane e kishte kthyer me tragetin e radhës dalja e tij nga Shqipëria nuk është regjistruar në sistemin TIMS.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me ShÇBA- në po vazhdon procedurat për zbardhjen e rrethanave të shmangies së kontrollit të policisë nga ky shtetas, si dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore në rast se do ketë persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

 Njoftimi i plotë i policisë

 Në datë 10.06.2017, në tragetin "RIGEL II", të linjës Bari - Durrës, në listën e pesonave të kthyer INAD (persona me probleme në një nga vendet e hapësirës Shengen), figuronin 11 persona të rritur dhe 2 të mitur. 

Me mbëritjen e tragetit është marrë praktika nga përgjegjësi i turnit të Policisë Kufitare me qëllim marrjen në dorëzim të personave INAD, por nga verifikimi fizik i personave ka rezultuar se nga personat e kthyer INAD mungonte shtetasi A.N. 27 vjeç, i cili kishte ekspuls në zonën Shengen.

Menjëherë përgjegjësi i turnit ka vënë në dijeni agjentin Agjencisë në lidhje me këtë fakt dhe i është kërkuar që të njoftoje kapitenin e tragetit për mungesën e shtetasit të mësipërm.

Nga ana e Policisë Kufitare u morën masa dhe u përforcua shërbimi, me qëllim kontrollin e imtësishëm të mjeteve dhe pasagjerëve, për të bërë të mundur kapjen e tij në hyrje.

Deri tani nuk rezulton që personi në kërkim të ketë dalë nga trageti.

Nga verifikimet në sisitemin TIMS rezulton se shtetasi A. N., më datë 08.06.2017 është shpallur person në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë", në bashkëpunim, parashikuar në nenin 236/2 të Kodit Penal. 

Shtetasi i mësipërm, për herë të fundit nga Republika e Shqipërisë ka dalë më datë 18.08.2016, nga Pika Kufitare Muriqan, i rregjistruar në sistemin TIMS. 

Nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Durrës- Bari, të datës 08.06.2017, shtetasi A. N. rezulton i regjistruar në këtë listë dhe sipas verifikimit të bërë në sistemin e kontrollit të biletave, i cili ndodhet brenda terminalit të pasagjerëve rezulton se ky shtetas ka çekuar në datë 08.06.2017 në ora 21:32, duke shmangur kontrollin e Policisë.

Gjithashtu nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Bari - Durrës, të datës 09.06.2017, shtetasi A.N. figuron i regjistruar në këtë listë si pasagjer.

Ju bëjmë me dije se për këtë shtetas në sistemin TIMS nuk ka rregjistrim dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, konkretisht nga Durrësi më datë 08.06.2017.

Në lidhje me këtë ngjarje krahas veprimeve dhe verifikimeve të para të kryera nga Policia e Kufirit Durrës, është njoftuar menjëherë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ku nga ana e tyre ka nisur menjëherë hetimi penal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me ShÇBA- në po vazhdon procedurat për zbardhjen e rrethanave të shmangies së kontrollit të policisë nga ky shtetas, si dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore në rast se do ketë persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë