Një këmbësor në lagjen 15 në Durrës ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Siç pamjet tregojnë, edhe makina ka dëme të konsiderueshme. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.