Korrespondenti ynë në Durrës, Artur Korriku informon se shpërthimi ndodhi pranë ish-postës së Policisë në orët e para të mëngjesit.
Nga shpërthimi s'ka të lënduar por banorët janë tronditur për shkak të zhurmës. Ka pasur vetëm dëme materiale.
Ekspertë të krimit të pronës po marrin në pyetje pronarët e dyqanit si dhe persona të tjerë të cilët mund të zbardhin dhe motivin e këtij shpërthimi.
Pronari i minimarketit në një prononcim për tv A1 REPORT! tha se nuk kishte pasur asnjë konflikt.
“Kam marrëdhënie të mira me të gjithë. Kush më ka kërkuar ushqime borxh i kam ndihmuar nuk ia kam ndaluar askujt, asgjë. Unë u lajmerova nga një roje i një objketi këtu për ngjarjen dhe erdha menjëhere. Pashë dëmet dhe nuk ia kam idenë se kush mund ta ketë bërë”- thotë ai.
Pista kryesore e hetimi, që po ndiqet nga policia është ndonjë konflikt i mundshëm i qiramarrësit të objektit me pronarin e tij.
(Foto: Pas shpërthimit të mini - marketit)
Redaksia online
(sg/ad.ti/shqiptarja.com)