DURRES - Ekzekutohet me 12 plumba një i ri. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 18 30 në rrugën dytësore pranë Shkëmbit të Kavajës. Kanë qënë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë për krimin, pasi kanë dëgjuar të shtëna të shumta arme. Mesohet se viktime e ketij atentati ka mbetur 36 vjecari Elvis Dedej, i cili u gjet i pajetë në automjetin me të cilin udhëtonte një BMV me targë AA481 CT, ngjyrë gri.
Automjeti është gjetur i ndezur, cka do të thotë se viktimës i është zënë pritë nga persona ende te panjohur. Nderkaq sipas te dhenave te policise, Dedej rezulton person me precedente penale, pasi pak kohe me pare ka plagosur nje femer. Dyshohet qe atentati i sotem te kete lidhje pikerisht me kete ngjarje. Policia ka bërë administrimin e provave dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Policia ka gjetur një fuoristradë të djegur totalisht në vendin e quajtur Arapaj, rreth dy kilometra larg vendit të krimit. Makina dyshohet se është përdorur nga autorët për t'u larguar nga vendngjarja. Mjeti i djegur u zbulua nga policia në nga tunelet e krijuara nga Ushtria shumë vite më parë, ku edhe i ishte vënë flaka.
Nderkaq, Elvis Dedaj, i ekzekutuari pasditen e sotme te Shkembi i Kavajes rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Emri i tij është në listën e INTERPOL i kërkuar nga Belgjika. Drejtësia belge e akuzon 36 vjecarin shqiptar për trafik ndërkombëtar droge.

(im/jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com