Dy vajza 4 dhe 18-vjeçe nga Elbasani janë mbytur pasditen e së shtunës në Durrës. Dy kushërirat ishin futur për t'u larë në det, por nuk kanë dalë më të gjalla, pasi janë mbytur.
 
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së të shtunës te ‘Shkëmbi i Kavajës” kur dy kushërirat u futën në det dhe prej disa orësh familjarët e tyre po e kërkonin dhe nuk po i gjenin.
 
Ka qenë gjyshi i 4-vjeçares dhe njëkohësisht xhaxha i 18-vjeçares ai që ka njoftuar policinë, pasi nuk po lokalizonte vendndodhjen e dy mbesave.
 
Pas mbërritjes së policisë dhe kërkimeve fillimisht është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 4 vjeç me inicialet E.B., ndërsa pas mesnate është gjetur edhe 18-vjeçarja Irma Hida 18-vjeç.
 
Gjyshi i 4-vjeçares, 56-vjeç ka deklaruar se ndodheshin në Durrës me pushime, ndërsa trupat e dy vajzave janë dërguar fillimisht në morgun e qytetit.
 
Pritet që sot dy vajzat të përcillen për në banesën e fundit, pas vdekjes tragjike.

irma hida durres mbyten
Dy vajzat e mbytura Irma Hida dhe 4 vjeçarja E.B

Ja komunikata e policisë Durrës
Më datë 03.09.2016, rreth orës 19:10 shtetasi M.H. 56 vjeç ka njoftuar Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për tu larë.
Shtetasi i mësipërm kishte ardhur me pushime në Plazhin e Durrësit bashkë me familjarët e tij.
Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, dhe rreth orës 24:00 u gjet shtetësia I.H. 18 vjeçe,të cilat ishin mbytur që të dyja.