Një shtetase e seksit femër, rreth 50-55 vjeçe, është gjetur e mbytur sot në det në Durrës. 

Në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët edhe e kanë nxjerrë nga deti. Sipas policisë, nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. 

Viktima është rreth 1.60 cm e gjatë, me flokë pak të thinjura të kapura mbrapa koke dhe ka të veshur një palë pantallona të gjata ngjyrë blu dhe një bluzë të zezë me menge të gjata. 

Efektivat e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e viktimës, e cila rezulton të jetë S.Z. 62 vjeçe, banuese në Korçë..

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com