DURRES - Një trup i pajetë i një femre është gjetur në detit Adriatik, rreth 25 milje detare larg bregdetit të Durrësit.

Pas marrjes së informacionit se anija e peshkimit “Santa Ciza” ka konstatuar një kufomë, rreth 25 milje detare larg bregdetit të Durrësit, anija e Rojës Bregdetare “R-117” është nisur në drejtim të vendit ku ndodhej kufoma.

Operacioni i kërkimit zgjati rreth tre orë dhe përfundoi me gjetjen e një trupi të pajetë të seksit femër.

Ekspertët e Policisë së Qarkut të Durrësit po punojnë për procedimin e mëtejshëm me qëllim identifikimin e personit, si dhe të detajeve të tjera lidhur me këtë ngjarje.

(eç/shqiptarja.com)