TIRANE- Një grup kriminal që merrej me rekrutimin, trafikimin me qëllim prostitucionin e femrave është  goditur sot gjatë një operacioni policor në qytetin e Durrësit.

Nga të dhënat e para mësohet se policia ka arrestuar 2 persona, njëri prej tyre shtetas bullgar ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.
 
Sipas burimeve të cilat i referohet A1 Report organizata rekrutonte femra nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe më pas i detyronte të ushtronin prostitucion në Durrës por dhe i trafikonin në Itali.

Të arrstuarit janë shtetasi bullgar Tomcho Tomov, 55 vjeç,   Alesio Cullhaj 25 vjeç nga Elbasani. Policia nuk bën të ditur emrin e personit të tretë të shpallur në kërkim.
 
Gazetari ynë Artur Korriku informon se ata u arrestuan në flagrancë teksa po tentonin të trafikonin në drejtim të Italisë, vajzën me inicialet V. T.

Operacioni u kodua "Ndalesa e fundit", ndërsa policia kishte muaj që kishte ndërmarrë hetimin.

(sg/shqiptarja.com)