DURRES- Një kambist është grabitur mëngjesin e sotëm në lagjen nr 8 të Durrësit. Policia bën të ditur se kambisti Agim Balla është bërë pre e grabijes në momentin kur ka tentuar të zbresë nga makina së bashku me një çantë. Kambisti ishte i licencuar dhe kishte një pikë këmbimi valutor. Mesaduket sot në mëngjes, rreth orës 08:00 ai ishte nisur në dyqan.
Grabitësit kanë ruajtur momentin kur ai ka dalë nga makina dhe i kanë tërhequr çantën me lekë. Sipas policisë mendohet se shuma e grabitur arrin në 5 milionë lekë të reja.
Sipas zëdhënëses së policisë ka qenë një person i pamaskuar dhe i paarmatosur autor i grabitjes ndërkohë që dëshmitarë në vendngjarje flasin për më shumë se 2 persona të cilët kanë qenë dhe të armatosur. Grabitja ka ndodhur mu përballë një lokali i cili në atë orë ka qenë plot me njerëz, të cilët kanë parë tërësisht skenën.
Grabitja ndodhi në një rrugë tepër të frekuentuar që lidh qendrën me spitalin pranë Mauzoleut të Dëshmorëve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com