DURRËS - Zbardhen detaje të reja nga grabitja e ndodhur në Hamallaj të Shijakut. Policia e Durrësit ka bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50, në Shijak, kur persona të paidentifikuar kanë hyrë ne banesën e Ismail Sollaku në kohën kur kishte kufizime të energjisë elektrike.
Ata e kanë goditur Sollakun me mjete te forta dhe më pas i kanë kanë vjedhur në një kasafortë në banesë, një shumë valute dhe parash si dhe disa bizhu floriri dhe janë larguar.
Sipas policisë, aktualisht i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha se, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka kryer veprimet e para lidhur me këtë ngjarje. Aktualisht është duke u punuar nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shijak për identifikimin e autorëve të ngjarjes.
ORA 10:50 TAHIRI DHE DIDI NE FAMILJEN QE U GRABITI
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, kanë shkuar paraditen e sotme në banesën e grabitur mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Ngjarja është konsideruar nga Tahiri një akt kriminal, për të cilin autorët do të gjindet shumë shpejt dhe do të marrin dënimin e merituar.
Nga të dhënat paraprake rezultojnë 4 persona me maska të cilën kanë dhunuar kryefamiljarin Sollaku, duke grabitur shumën prej 1 milion lekë.
Prej mbrëmë uniformat blu kanë bërë kontrolle të shumta në të gjithë zonën, ndërsa ende nuk ka një autor të arretuar paçka se numri i të shoqëruarve deri më tani ka shkuar në 36 shtetas.
Grabitja me armë zjarri ndodhi mbrëmë nga disa persona të maskuar ka ndodhur në fshatin Hamallaj të komunës Manzë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com