Durrës, i riu kërcënon me armë
50-vjeçarin, konflikt për pronat

Një i ri është arrestuar në Durrës, është arrestuar pasi kërcënoi me arme një ditë më parë bashkëfashatarin e tij. 23-vjeçari Ardian Tusha ka kanosur 50-vjeçarin me inicialet  D.V. në fshatin Manskuri të qytetit bregdetar pas një konflikti për motive pronësie, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia. 

Të njëjtat burime shtojnë se nga një kontroll i ushtruar në një pyll, në afërsi të banesës së 23 vjeçarit, u gjet “një pushkë 20-she me një krehër me 10 copë fishekë; një automatik model 56, kalibri 7.62 m/m; 247 copë fishekë model 56 dhe një dorezë grushti dhe një palë dylbi”.

Materialet në ngarkim të të riut iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale, ”Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime