DURRËS- Policia ka arrestuar Klodian Martini 29 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
 
Ndërsa sot në mëngjes është shoqëruar një drejtuese mjeti, pasi ka përplasur një të moshuar, që po lëvizte me biçikletë.
 
Sipas policisë, sot rreth orës 09:20, në lagjen Nr.17  Durrës, 34 vjeçarja me inicialet A.K. banuese në Tiranë duke  drejtuar mjetin tip Fiat Punto  me targa  AA 928 JI, ka aksidentuar një të moshuar rreth 60-vjeç.
 
I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.


(dy.b/shqiptarja.com)