Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje të rëndë mesditën e sotme.

43-vjeçari, Shpend Lima, punonjës i policisë bashkiake në Shijak është ndaluar nga policia teksa më një armë zjarri është nisur për të takuar një person më të cilin ka pasur një konflikt pak ditë më parë, ku efektivi i policë mbeti i plagosur.

Polici bashkiak ishte nën mbikqyrjen e kolegëvë të tij të rendit, të cilët kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar një krim të mundshëm.

Policia e Durrësit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)