DURRËS- Një kambist ka denoncuar këtë të shtunë në komisariatin e Durrësit grabitjen e 15 mijë eurove. Bëhet fjalë për 53 vjeçarin Gavoç Koçiljan nga Durrësi i cili ka thënë në polici se është grabitur në orët e para të mëngjesit, teksa po dilte nga shtëpia në lagjen nr 3, nga 3 persona të armatosur dhe të maskuar.
Ai thotë po ashtu se është kërcënuar me armë nga 3 autorët që i grabitën shumën e parave prej 15 mijë eurosh. Deri më tani në komisariatin e Policisë së Durrësit janë shoqëruar 13 persona, ndërkohë po punohet për kapjen e autorëve të grabitjes.
Por ajo çka duket e dyshimtë në këtë ngjarje është fakti që pavarësisht se kishte ndodhur në orët e para të së shtunës, policia reagoi përmes një komunikate për shtyp në mbrëmje.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com