DURRËS- Një sasi lënde narkotike është zbuluar në një kamion të tonazhit të rëndë mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.
 
Mësohet se kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike dhe do të imbarkohej për në Ankona.

Ende nuk dihet saktësisht sasia e lëndës narkotike pasi Policia Kufitare e Anti- Drogës po vijon kontrollin, por dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe duke marrë parasysh përmasat e kamionit.

Aktualisht drejtuesi i shoferit me inicialet Sh.J  banues në Tiranë është shoqëruar në polici e ndërsa bëhet e ditur se lënda narkotike u zbulua nga një informacion në rrugë operative.

droga durres



Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)