Një person është  arrestuar dhe një tjetër është  shpallur në kërkim pasi rezultojnë të jenë  prodhues të lëndëve narkotike.
Drejtoria e Policisë së Durrësit ka vënë në pranga Françesko Selishta, 23 vjeç , i cili rezulton të jetë dënuar më parë për vjedhje, ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.Z. 28 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të arrestuarit i është sekuestruar 9 doza lënde narkotike e llojit Heroinë.

Policia vijon aksionin për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë që dyshohen se janë pjesë e bashkëpunëtorëve.

kokaina
(Dozat e heroinës që i'u sekuestruan Françesko Selishtës)

Njoftimi i Policisë së Durrësit
Specialistët e Seksionit për Narkotikët godasin një rast prodhimi të drogave të forta.
Sekuestrohen doza Heroine.
Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre të pandërprerë kanë goditur një rast të prodhimit të drogave të forta.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Françesko Selishta 23 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• A.Z. 28 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 06.10.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Françesko Selishta I janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• 9 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com