DURRËS - Kapet në Durrës një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar për “shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion klandestin”.
Ai është Gëzim Gjini, 57 vjeç, banues në Fushë-Kuqe të Kurbinit, person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Arrestimi u krye nga strukturave të krimit të organizuar të policisë së qarkut të Lezhës në bashkëpunim me strukturat e policisë së qarkut të Durrësit.
Ndaj këtij shtetasi janë dy gjykata italiane që kanë lëshuar urdhër arresti, ajo e Udines, e cila ka lëshuar urdhrin e arrestit rreth një vit e gjysmë më parë, në datë 07.09.2012, si dhe gjykata e Triestes, e cila ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhrin e arrestit afërsisht 14 vjet më parë, në 11.03.2000 për “shfrytëzim prostitucioni dhe pjesëmarrje në oganizatë kriminale e tipit mafioz”.
Mbështetur në Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Italisë është bërë ndalimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Shtetasi Gëzim GJINI nga hetimet e kryera nga agjencitë italiane të zbatimit të ligjit ka rezultuar të jetë anëtar i një organizate kriminale të tipit mafioz dhe i përfshirë në shfrytëzimin për prostitucion të femrave të reja nga Shqipëria dhe vendet e Europës Lindore, në Udine, në periudhën nga viti 1998 deri në pranverën e vitit 1999.
Materialet në ngarkim të tij do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com