DURRES- Kapet në Durrës një arsenal armësh të llojeve dhe kalibreve të ndryshme.
Armët janë gjetur në banesën e një 27-vjeçari në lagjen numër 13 në qytetin bregdetar, i cili u vu në pranga pak orë pas ngjarjes.
Ndërkohë, policia njoftoi se një arsenal i dytë u kap në Hamallaj të Durrësit dhe është vënë në pranga 26-vjeçari Hajri Qyra.
Arsenali i dytë u gjet në bagazhin e një makine pa targa, në banesën e 26-vjeçarit dhe sipas policisë, sasia e armëve ka lidhje me arsenalin e sekuestruar në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar.
Në rastin e dytë, në arsenalin e armëve të sekuestruar në Durrës u gjetën 5 mitroloza të lehtë, 4 automatikë, tre pushkë, 1 granata hedhëse, 2 pistoleta, 15 arka me fishekë, dhe 1 granatë dore. Ndërkaq, vijon puna për dokumentimin e ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com