TIRANE- Policia identifikoi dhe shkatërroi dje një grup kriminal që merrej me rekrutimin dhe trafikimin e femrave, për qëllim prostitucioni. Banda është goditur dje gjatë një operacioni policor, në qytetin e Durrësit, teksa skema ishte e thjeshtë: Ata joshnin ose rrëmbenin vajza nga 16 deri në 20 vjeçe dhe i shfrytëzonin si prostituta në Shqipëri dhe Itali. Pak ditë më parë gazeta “Shqiptarja.com” publikoi një artikull, ku pasqyrohej realiteti i ashpër, me të cilin përballeshin minorenet shqiptare, të cilat binin pre e rrjeteve të trafikimit, ku më tej shfrytëzoheshin në rrugë, ose tutorët i reklamonin në faqet e internetit.
Ndërkaq, për ngjarjen e djeshme, nga të dhënat e para mësohet se policia ka arrestuar 2 persona. Njëri prej tyre është shtetas bullgar, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim. Sipas burimeve policore, organizata kriminale rekrutonte femra nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe më pas i detyronte të ushtronin prostitucion në hotelet e Durrësit, por në disa rasta ata i trafikonin viktimat në Itali. Të arrestuarit janë shtetasi bullgar Tomcho Tomov, 55 vjeç dhe Alesio Cullhaj, 25 vjeç nga Elbasani. Policia nuk bën të ditur emrin e personit të tretë të shpallur në kërkim.
Nga burimet policore gjthashtu mësohet se trafikantët dhe tutorët u arrestuan në flagrance teksa po tentonin të trafikonin në drejtim të Italisë, vajzën me inicialet V. T, nga fshtarat e Korçës, të cilës i ishte premtuar martesë. Operacioni u kodua "Ndalesa e fundit", ndërsa policia kishte muaj që kishte nisur hetimin, pas informacioneve të grumbulluara si në rrugë operative, ashtu edhe bazuar në denoncimet e familjarëve të vajzave që ishin denoncuar si të larguara nga shtëpia.
Grupi kriminal fuksiononte me skemën e thjeshtë të mashtrimit dhe joshjes së vajzave në moshë minorene, ku kryesisht trafikantët “dilin për gjah” në zona të thella rurale të vendit. Më tej vinte premtimi për martesë apo gjetjen e një pune të mirë në Itali dhe vajzat josheshin nga këto oferta marramendëse. Mirëpo, vetëm kur e shihnin veten si “skllave”, ato e kuptonin që kishin rënë pre e rrjetit të trafikut.
Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com