Durrës, kapet tutorja e prostitutave
ja si funksiononte rrjeti i shfrytëzimit

Zbërthehet një rrjet i shfrytëzimit të prostitucionit në Durrës. Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Rent", ku janë vënë në pranga dy persona dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë. 

Në prangat e policisë ranë Shpresa Pisha 47 vjeçe, banuese në Durrës, në rolin e tutores e cila vinte në dispozicion të aktivitetit të paligjshëm banesën e sajnë zonën e plazhit. Në pranga ka rënë edhe Y. R. 40 vjeçe, gjithashtu banuese në Durrës. Ndërkohë ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të G.A. 44 vjeç, banues në Shijak.

shpresa pisha
(Tutorja Shpresa Pisha)

Dinamika e ngjarjes:
Shtetësia Shpresa Pisha, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R. Në vijim Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë (të reja).

Vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: • ”Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambjenteve për prostitucion” në ngarkim të shtetases Shpresa Pisha parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal. • "Prostitucion" në ngarkim të shtetases dhe Y.R. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal. •"Prostitucion" në ngarkim të shtetasit G.A. parashikuar në nenin 113/a të Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen