DURRES - Një aksident është shënuar në orët e mëngjesit të sotëm në afërsi të vendit të quajtur Maminas. Një kalimtar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është aksidentuar nga një karrotrec.
Viktima i përket seksit mashkull rreth 45 vjeç, por nuk dihet ende identiteti i tij. Ai ka flokë të thinjur dhe ka veshur tuta të zeza me shirita portokalli. Dyshohet se është nga Kosova dhe në momentin e aksidentit, ka qënë i dehur.
Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, e cila ka bërë dhe ekspertizën e aksidentit, ka shoqëruar në ambjentet e komisariatit drejtuesin e karrotrecit. Drejtuesi është shtetasi Sokol Rraca, 45 vjeç nga Tirana.
Ndërkohë që, edhe me ndihmën e medias, po punohet për identifikimin e viktimës, trupi i të cilit ndodhet në morgun e spitalit të Durrësit.
Redaksia online
(ar.sh/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com