Kavajë – Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë ditën e sotme, pasi kërcënoi me thikë kushërirën e tij 29-vjeçe.
Blutë njoftojnë se 34-vjeçari i identifikuar me inicialet B.A. është banues në fshatin Luz të Kavajës, ku dhe ka ndodhur ngjarja.
“B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Luz, Kavajë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) kushërirën e tij 29 vjeçe”, -njofton policia.
Ndër të tjera, blutë njoftojnë se një 65-vjeçar i identifikuar me inicialet I.Ç. dhe një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet B.Ç.(babë e bir) janë vënë nën hetim pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
“I. Ç., 65 vjeç dhe B. Ç, 32 vjeç, babë e bir, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”,- njofton policia.