Tiranë, - Nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit të Durrësit, si dhe nxënës të Qëndrës Kulturore të Fëmijëve, nëpërmjet një bashkepunimi te DAR dhe DRKK Durrës, kanë organizuar së fundmi në një nga monumentet më të rëndesishme të qytetit, Forumin Bizantin, një koncert me valle tradicionale m rastin e 70- vjetorin e Çlirimit të Atdheut.
Nxënësit e shkollës Naim Frasheri, e cila ka birësuar monumentin, kanë qënë prezent për të monitoruar dhe shërbyer si "Roje të Monumentit". Gjithashtu, nxënësit e rrjetit "Miku i Monumentit", nga shkolla të ndryshme, kanë qënë të pranishëm për të intervistuar pjesemarrës të ndryshëm dhe shkruar një reportazh për aktivitetin dhe ngjarjen historike që ky aktivitet përkujton./ATSH/










