Durrës, koncert me tenorin Agim
Hushi e artistë nga Meksika e Italia  

Durrës, koncert me tenorin Agim<br />Hushi e artistë nga Meksika e Italia  
Artistë të shquar shqiptarë dhe të huaj do të vijnë nga Meksika dhe Italia për të qenë pjesë e një koncerti masterclass të drejtuar nga tenori i njohur Agim Hushi.

Koncerti i titulluar "Durrës Internacional Opera Masterclass" organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të mbahet më 31 korrik në Pallatin e Kulturës Aleksandër Moisiu të këtij qyteti.

Tenori Agim Hushi është shprehur se gjatë këtij koncerti gala nën shoqërimin e pianistes Ardita Bufaj do të performojnë studentë të talentuar të kantos për të bërë një ballafaqim të vlerave të tyre me shkollën vjeneze.

''Ndihem vërtet i lumtur dhe i priviligjuar, që për herë të parë sjellim në Shqipëri dhe veçanërisht në qytetin e mrekullueshëm në këtë pikë të sezonit turistik një aktivitet kaq prestigjoz siç është "Durrës Internacional Opera Masterclass’’. Unë në fakt një aktivitet të tillë ka vite që e drejtoj në kujdesin e Bashkisë së Splitit në Kroaci'', është shprehur tenori Hushi. 

Pianistja Ardita Bufaj është shprehur se ndihet e nderuar që merr pjesë në një koncert të tillë.

''Për maestro Hushin kam dëgjuar shumë nga kolegët e mi. Sigurisht që kam ndjekur edhe karrierën e tij të gjatë, kuptohet si një artist i përmasave shumë të mëdha, por edhe si një pedagog që ka nxjerrë shumë studentë të huaj, por edhe shqiptarë që kanë studiuar në Vjenë'', u shpreh Bufaj.

koncert

Koncerti gala është mundësuar nën kujdesin personal të kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe hyrja do të jetë e lirë për publikun.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës