Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar në qytetin e Durrësit.

Shpirag Siqeca, banues në Vlorë është prangosur nga policia mbrëmjen e djeshme në lagjen Nr.13, pasi gjatë një kontrolli fizik të ushtruar nga uniformat blu i'u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistolet model 77B dhe një kreher me 9 fishek të kalibrit 9 mm.

kapet me pistolete ne durres
(Arma që iu sekuestrua 34-vjeçarit, Shpirag Siqeca)

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com