Durrës- Goditen 3 raste të zhvillimit të lojërave të paligjshme të fatit në Durrës.
Arrestohen 2 persona dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke vendosur baste ilegale online me telefona.
“Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit E. P., 38 vjeç, R. H., 60 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. M., 23 vjeç, R. B., 33 vjeç, M. A., 42 vjeç, dhe L. K, të gjithë banues në Durrës”, bëri me dije policia vendore.
Kurse në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. Në përfundim të aksionit, dosja iu referua prokurorisë vendore, me veprën penale "organizimi i lotarive të palejuara".