DURRËS- Një 5 vjeçare është mbytur në përroin e fshatit Tarin në Durrës. Vogëlushja ka qënë duke luajtur në njërën anë të përroit e për një moment ka humbur kontrollin i ka rrëshqitur këmba dhe ka përfundur në ujë duke humbur kështu çdo gjurmë. 

Policia e Durrësit ka nisur hetimet e nevojshme dhe menjëherë ka bërë të mundur gjetjen e trupit të pajtë të vogëlushes 5 vjeçare me inicialet S.SH.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)