Katër pushues nga Kosova nuk e kaluan lehtë refuzimin e dhomave të rezervuar onlinë në Durrës. Për gati një orë, ata u mbajtën peng në garazh nga pronari i apartamentit, ku do të akomodoheshin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen nr. 13 në Durrës, në zonën e plazhit. Autorët, pronari Dritan Kuçaj, 48 vjeç dhe Nexhmi Xhili, 49 vjeç u arrestuan shumë shpejt.

E gjitha nisi kur 4 kosovarët mbërritën në apartamentin e rezervuar online.  Ata u shprehën të pakënaqur për kushtet dhe vendosën të largohen. Ky vendim nuk i pëlqeu pronarit Dritan Kuçaj, i cili debatoi kur ato hynë në garazh për të nxjerrë makinat. Një person i dytë, Nexhmi Xhili shkoi në ndihmë të Kuçajt.  Të dy u kërkuan pushuesve të paguajnë dhomat për ditët e rezervuara edhe pse nuk do të qëndronin, por kosovarët kundërshtuan.

Në këtë moment pronari Dritan Kuçaj mbylli garazhin dhe derën e mbylli me pult. Ai i kërcenoi pushuesit, se do të largoheshin prej aty vetëm kur të kishin paguar. Kosovarët të panikosur telefonuan policinë dhe kërkuan ndihmë e cila shkoi shumë shpejt në vendin e ngjarjes. Por në deshminë e tyre ata nuk flasin për rezervim

Çfarë deklaruan në polici pronari dhe 4 pushuesit kosovarë
Fillimisht erdhëm për të pushuar në një hotel pranë pallatit, por kapacitetet ishin ezauruar. Në kushte të tilla kërkuam apartament dhe vizituam apartamentin e Kuçajt, por nuk na pëlqeu çmimi dhe kushtet të cilat ofronin, prandaj vendosëm të iknim. Kuçaj nisi të na kërkonte pagesë, por ndërkohë ne nuk kemi fjetur dhe përdorur apartamentin që ta paguanim dhe rezervimet mund të anulohen dhe në moment të fundit. Kështu zbritëm nëpërmjet parkimit dhe aty na ulën qepenin e parkimit me një pult dhe nuk mund ta hapnim.

Ndryshe pretendon pronari i apartamentit Dritan Kucaj. Në dëshminë e tij në polici Kucaj thotë 

“Është dëm ekonomik. Rzervimi ka qënë i kryer dhe nëse klienti ikën, ai largon dheklientë të tjerë, të cilët kërkojnë dhoma.

Për çfarë i akuzon policia 

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit Dritan Kuçaj me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin” informoi sot policia e Durrësit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
Durrës, refuzuan të paguanin për rezervimin online se ishin të pakënaqur me apartamentin! Detaje si durrsaku i mbylli në garazh 4 shqiptarët nga Kosova

1690365192_durres.jpg

Zbulohen detaje të reja nga mbajtja peng për 45 minuta e 4 shtetasve nga Kosova të cilët kishin ardhur me pushime në Durrës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 13 në Durrës.

Shtetasit nga Kosova kishin bërë rezervim online por kur kanë shkuar për të parë apartamentin që kishin rezervuar kanë qenë të pakënaqur me kushtet prandaj kanë vendosur të largohen.

Në  momentin kur kanë hyrë në garazhin e pallatit, të apartamentit që kishin rezervuar online kanë nisur të debatojnë me pronarin e apartamentit, Ditan Kuçaj por dhe me një person të dytë Nexhmi Xhili.

Ata i kanë kërkuar të paguajnë për ditët që kanë rezervuar edhe pse nuk do të qëndronin por shtetasit kosovarë kanë kundërshtuar. Atëherë pronari ka vendosur ti mbyllë në garazh. Ka dalë jashtë dhe ka mbyllur derën e garazhit me pult. Kosovarët kanë marrë në telefon policinë dhe kanë kërkuar ndihmë. Ndërhyrja e saj kanë bërë që ata të lirohen ndërsa  Ditan Kuçaj dhe Nexhmi Xhili u arrestuan, informon gazetari i Report TV, Aldo Mustafa. 

Ora 09:59
Durrës, identifikohen dy durrsakët që morën peng 4 shtetasit nga Kosova me pretendimin se nuk paguan akomodimin

1690365192_durres.jpg

Report TV idenitifkon dy durrsakët e arrestuar pasi akuzohen se morën peng për gati 1 orë 4 shtetas të Kosovës me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën e akomodimit të banesës që e kishin marrë për pushime.

Të arrestuar janë Nexhmi Xhili, 49 vjeç dhe  Dritan Kucaj. 48 vjeç.