DURRES- Një tregtar bizhuterish në lagjen numër 1 në Durrës është grabitur me dhunë. Ngjarja ka ndodhur mesditen e se enjtes, në kohën kur tregtari po kthehej me makinën e tij në banesë.
Sipas policisë së Durrësit, tregtari me inicialet, A. K është sulmuar nga dy persona, të cilët i kanë grabitur një çantë dore ku ai mbante bizhuteritë, me rreth 200 gramë flori me vlerë rreth 8 milionë lekë të vjetra.
Policia thotë se vetëm njëri prej autorëve ishte I maskuar dhe kishte një thikë dore.
Autorët e grabitjes kanë vendosur para makinës një bllok guri, duke penguar lëvizjen e mjetit.
Mësohet se në mjet tregtari lëvizte bashke me nënën dhe dy fqinjët e tij. Autorët kanë dhunuar vetëm nënën e tregtarit, L. Kena, pasi ka tentuar t’u bëjë grabitësve rezistencë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së qytetit bregdetar dhe deri tani është identifikuar vetëm njëri prej autoprëve. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com