TIRANE - Pas 6 muajsh këshilli bashkiak i qytetit të Durresit zhvilloi sot mbledhjen e radhës duke zgjedhur kryetarin e ri të këtij këshilli.
Perfaqësuesit e djathtë të këtij këshilli bojkotuan mbledhjen, të cilët kanë patur shumicën në këtë këshill para zgjedhjeve të 23 qershorit. Në këto kushte, 23 këshilltarët e majtë shkarkuan kryetarin e këshillit bashkiak dhe zgjodhën në vend të tij për periudhën 2013-2015 përfaqësusin e tyre, Alban Ramohito. Përfaqësuesi i PS-së zëvendeson në këtë post Indrit Hamitin, perfaqesuesin e PD.
Ramahito mori 24 vota nga 44 katër antare të këshillit,ndërsa nënkryetar u zgjodh Hajri Nuri përfaqësues i LSI.
Këshilli bashkiak i Durrësit nuk mblidhej që prej gjashtë muajsh, duke krijuar vështirësi në vendimmarrjen e bashkisë së Durrësit. Rrokada në këtë postin e kreut të këshillit bashkiak ndodhi pas bashkimit të Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për integrim. Mbledhja vijoi edhe me vendime të tjera, si zëvëndësimi i deputetit Gentian Bejko, me një këshilltar tjetër nga lista e PS, miratimi i paketës së ndihmës ekonomike.
Këshilli bashkiak i Durrësit, i dalë nga zgjedhjet e 8 majit 2001 ka 45 anëtarë gjithsej
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com