Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të stacionit të trenit në lagjen Nr.4. Mësohet se pronari i makinës është Skerdi Bello dhe ka qenë kandidat për deputet për LSI.

skerdi bello
Pronari i makinës Skerdi Bello

Mjeti i përfshirë nga flakët i cili sapo kishte dalë nga servisi ndodhej shumë pranë banesave, duke u kthyer në rrezik për njerëzit që banojnë aty.

Mësohet se në momentin kur është përfshirë nga flakët, mjeti tip “Jaguar” ishte në lëvizje.

Policia bën me dije se shkak i zjarrit është aksidental

[gallery]23092[/gallery]
Njoftimi i policisë
 
Më datë 14.07.2017, rreth orës 15:10, në lagjen Nr.4, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip Jaguar , në pronësi të shtetasit S. B.
 
Mjeti ka qenë në ecje dhe nga deklarimi paraprak I shoferit të automjetit, njëkohësisht edhe pronari , shtetasi S.B. rezulton se mjeti sapo ka dalë nga servisi dhe duke ecur ka konstatuar se I është nxehur motori dhe më pas ka marrë flakë pjesa e përparme e mjetit.
 
Dyshohet se shkaku I zjarrit është aksidental.
 
Grupi hetimor po punon për zbulimin e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com