Durrës,mjekë ushtarakë në zonat
e përmbytura, Xhaçka: 900 vizita

Durrës,mjekë ushtarakë në zonat<br />e përmbytura, Xhaçka: 900 vizita<br>
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë vizitës në zonën e Porto Romanos në qarkun e Durrësit u takua me efektivët e FA, të cilët po asistojnë ekipet mjekësore në zonat ku kërkesat nga komuniteti janë të mëdha. 

“Gjatë Dhjetorit kaluam një muaj të vështirë, por që u përballua me sukses nga Forcat e Armatosura. Kur flasim për emergjencat civile, asistenca mjekësore për familjet e prekura nga moti i keq është një element me shumë rëndësi. 13 mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura, ofruan kujdes shëndetësor në zona të ndryshme të vendit gjatë ditëve të emergjencave. U kryen mbi 900 vizita mjekësore gjatë 30 ditëve nga mjekë të specialiteteve të ndryshme. Mjekët dhe infermierët në uniformë do të jenë gjithë kohën të shpërngulur nga një zonë në tjetrën, për të plotësuar nevoja në staf mjekësor edhe infermierë atje ku do të ketë nevojë”, tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka gjatë ditës së saj të punës në qarkun e Durrësit, shoqërohej nga deputetja e PS, Klodiana Spahiu dhe prefekti Roland Nasto, të cilët vlerësuan mbështetjen që FA po i jep komunitetit. “Unë doja të falenderoja të gjithë ekipin e qendrës shëndetësore, si edhe ekipin tuaj që ka ardhur për të dhënë një ndihmë modeste, në këtë zonë në nevojë dhe shpresoj që ky bashkëpunim të jetë edhe më i shpeshtë”- tha Spahiu. Sipas mjekëve në uniformë, bashkëpunimi me stafin e Ministrisë së Shëndetësisë në qendra shëndetësore ka ndihmuar në cilësinë e shërbimit për qytetarët. 

“Në konsultat e kryera, deri diku kemi mundur të bëjmë një ndryshim të mjekimit, aty ku ne e kemi gjykuar, kuptohet në bashkëpunim me mjekun e familjes”- shpjegon mjekja e FA. Forcat e Armatosura po kontribuojnë këto ditë edhe me dhurimin e librave artistikë në shkollat 9 - vjeçare dhe të mesme të përgjithshme në disa bashki, kryesisht në zona periferike. 

“Edukimi i lexuesit dhe nxitja e leximit është zanafilla e suksesit të një njeriu në jetë, pasi mbi të gjitha kalit vullnetin. Dhe kur flasim për vullnet biem të gjithë dakord se nuk ka model më të mirë të vullnetit dhe këmbënguljes sesa Forcat e Armatosura. Sot ne dhurojmë 6 mijë tituj librash artistikë të autorëve të ndryshëm, për dy shkolla, një këtu në qarkun e Durrësit dhe në të njëjtën kohë efektivët e FA po dhurojnë libra edhe për një tjetër në Patos. Në këtë mënyrë ne i japim mundësinë, këtyre vajzave dhe djemve  për t’u edukuar përmes librit, i japim mundësinë për të qenë më të suksesshëm nesër në jetë”, tha ministrja Xhaçka gjatë vizitës në shkollën 9 - vjeçare “Met Hasa” në Porto Romano. 

[gallery]25328[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar