Durrës, moti i keq bllokon
2 tragete, me 2 orë vonesë

Durrës, moti i keq bllokon <br />2 tragete, me 2 orë vonesë
DURRËS - Moti i keq shkaktoi vonesa në ankorimin e 2 trageteve të linjës Bari-Durrës.

Dy tragetet e parashikuara të mbërrinin në orën 8:00 e mëngjesit kanë mbërritur dy orë me vonesë pasi forca e detit ishte 7-8 ballë.

Sipas korrespondetit të “A1 Report” në Durrës, Artur Korriku, tragetet janë ankoruar pas orës 10:00. Në të dy tragetet gjendeshin rreth 400 pasagjerë dhe 100 automjete.

Kapiteneria e portit detar ka rregjistruar detin me forcën 7 ballë, ndërsa shpejtësia e erës varion nga 8-16 km/h.  Era e fortë me drejtim jug – jugperëndim dhe deti i dallgëzuar kanë shkaktuar pezullim të përkohshëm edhe të përpunimit të anijeve sidomos ato me mallra rifuxho.

Redaksia Online
(mag/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim