Durrës, moti i keq vonon tragetet
fluks në Kakavijë e Kapshticë

DURRES - Moti i keq në Itali ka shkaktuar vonesa në ardhjen e 3 trageteve të linjës Bari-Durrës. Tragetet që duhet të niseshin mbrëmjen e djeshme nga Bari për në qytetin bregdetar nuk kanë mundur dot të nisen pasi deti ishte deri në 8 ballë.

Tragetet e linjës Bari-Durrës janë nisur mëngjesin e sotëm dhe pritet të mbërrijnë rreth mesditës në Durrës. Kurse tragetet e linjës Durrës-Bari janë nisur mbrëmjen e djeshme në orarin e caktuar dhe sot mbërrijnë atje.

FLUKS NE KAPSHTICE DHE KAKAVIJE
Festat e fundvitit kanë shtuar edhe fluksin e emigrantëve në pikat e kalimit kufitar me Greqi në Kapshticë dhe Kakavijë. Sipas të dhënave zyrtare gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 4425 shtetas shqiptarë dhe kanë kanë dalë 1865 shtetas shqiptarë me 507 mjete. Ndërkohë që në Kapshticë kanë hyrë 287 shtetas të huaj me 216 mjete dhe kanë dalë 171 mjete.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kakavijë kanë hyrë 4996 shtetas dhe 1268 mjete. Sipas të dhënave zyrtare kanë dalë 2866 shtetas dhe 747 mjete. Pala shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa pala greke punon me 3 sportele në hyrje 3 në dalje. Mësohet se në pikat e kalimit kufitar në Kapshticë dhe Kakavijë deri tani nuk ka radhë dhe puna po vijon normalisht.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndalohet futbollisti i Sevillas, akuzohet për baste sportive! Rrezikon tre vite burg

Ndalohet futbollisti i Sevillas, akuzohet për baste sportive! Rrezikon tre vite burg