DURRES- Dhuna në familje është prezente ndërsa vihet re rritja e sensibilizimit për ta denoncuar por dhe për të kërkuar ndihmë nga ata persona që bëhen pre e kësaj dhune. Brenda një dite tre persona, mes tyre dy gra dhe një i moshuar janë marrë në mbrojtje nga policia pas denoncimeve se ndaj tyre ishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.

Objekt të dhunës janë bërë një grua 48 vjeçare e cila pretendon se është dhunuar sistematikisht nga motra e saj 51 vjeçe, me inicialet A. S. Një 41 vjeçare e cila pretendon se është dhunuar nga kunati i saj B. S 37 vjeçe. Si dhe një 71-vjecar, i cili deklaron se ndaj tij ka ushtruar dhune fizike e psikologjike djali i tij, L.Ll., 41 vjec. Si të dhunuarit ashtu dhe dhunuesit janë banues të rrethit të Durrësit. banues ne rrethin Durres.

Policia e Durrësit informon se Urdhri i Mbrojtjes së Menjëhershme u lëshua më 24 dhjetor dhe materialet iu përcollën për ndjekje Gjykatës së Rrethit Durrës.

(sg/shqiptarja.com)