Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh është arrestuar nga policia e Durrësit.

Ai u kap nga blutë në rrugën “Mujo Ulqinaku”, teksa rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.

Për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Gjykata e Sarandës e ka dënuar me një vit e gjysmë burg.

“Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas i shpallur në kërkim lëvizte me automjet, në qytet, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në rrugën “Mujo Ulqinaku”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. R., i cili nga testimi me aparatin drogëtestues, rezultoi në efektin e lëndëve narkotike.

Shtetasi A. R. ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Sarandës e ka dënuar me 1 vit e gjysmë burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. 

Në vijim të veprimeve, shtetasi A. R., 39 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.