Ish-deputeti i Kosovës Sadri Ramabaja është arrestuar në Durrës, pasi tentoi të largohej në Itali.
 
Pas arrestimit ai do ti dorëzohet  autoriteteve të Kosovës, pasi me datë 9 tetor ai ka një gjyq dhe sipas të dhënave të para raportohet se ai ka tentuar të largohet për t’iu shmangur drejtësisë kosovare.

Lajmi për arrestimin e deputetit është konfirmuar për Report TV nga burime të Policisë Kufitare në Durrës
 
Ramabaja ka qenë deputet në Parlamentin e Kosovës.Ai  është i përfshirë në  disa akuza për vrasje, korrupsion dhe I dyshuar në implikimet terroriste.
 
Policia e Durrësit ka prangosur Ramabajan paraditen e sotme, i cili me një identitet të rremë ka tentuar të largohet për t’u larguar më pas drejt Italisë.
 
Policia e Durrësit e ka shoqëruar drejt pikës kufitare të Morinës dhe më pas u është dorëzuar autoriteteve të kosovës.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com