Sot punonjësit e OSHEE ishin në zonën bregdetare të Shkëmbit të Kavajës, ku janë evidentuar 1120 abonentë me detyrime të papaguara prej 7 vjetësh.
Drejtori i Shitjes dhe Arkëtimit Avdyl Koka thotë se "këta abonentë janë subjekte private dhe familjare. Shuma e papaguar prej tyre është 86 milionë lekë.
"Kamata është një detyrim i patolerueshëm që do të vilet në rrugën më të mundshmë deri në fund. Njerëzit të bëhëen të ndërgjegjshëm që ky detyrim është i pashmangshëm." tha Koka
Gjatë kësaj periudhe OSHEE Durrës ka ndërprerë furnizmin me energji elektrike të një sasie të konsiderueshme abonentësh debitorë në të gjithë zonën energjitike. Kështu në Kavajë janë ndërprerë 416 lidhje. Në Durrës 1351 lidhje, në Krujë 1295 dhe në Shijak 554.
Gjatë aksionit të ditës së sotme nuk ka pasur konfrontime midis punonjësve të OSHEE dhe abonentëve që ju është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Bëhet e ditur se i vetmi tolerim që OSHEE u bën debitorëve është pagesa me këste e shumave. Ata kanë mundësi që në këstin e parë të paguajnë 40 % të debisë dhe pastaj 3 herë të tjera nga 20 %.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)