U paguan 10 mijë euro për të ekzekutuar një të ri në Manëz të Durrësit, arrestohen në flagrancë tre vrasës me pagesë. Arrestimi i tyre është bërë nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë survejonin prej 1 jave lëvizjet e autorëve të dyshuar.

Në pranga janë vënë Gazmend Dervishi 38 vjeç, Dritan Nikolli, 38 vjeç, Bruno Shehu, 31 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Nga burimet jozyrtare dyshohet se këta persona janë paguar rreth 10 mijë euro, për të ekzekutuar një të ri në fshatin Manëz të Durrësit,  identiteti i te cilit ende nuk dihet. Ndërkohë, gjatë arrestimit të tyre, policia ka sekuestruar një armë zjarri automatik; një pistoletë me mulli; 60 fishekë; një automjet dhe mjete që do të shërbenin për kryerjen e aktit kriminal.

Report TV ka ekskluzivisht fotot dhe pamjet e momentit të arrestimit të personave të përfshirë në këtë ngjarje e cila kishte për qëllim ekzekutimin e një personi.

Kjo vrasje e porositur thanë burimet është bërë pasi në thelb është një konflikt midis dy grupeve kriminale për prishje të pazareve në fushën e lëndëve narkotike dhe lidhet më një tentative vrasje midis tyre.

arrestimi durres
(Momenti i shoqërimit të arrestuarëve)

Burime për Shqiptarja.com nga policia sqaruan se të arrestuarit janë persona me precedent penal të cilët paraditen e kësaj të marte janë prangosur në qendër të Manzës në momentin që po i afrohej viktimës për ta ekzekutuar.

Kontrolli 
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” dhe në banesat e të arrestuarve, policia thotë se u gjetën dhe sekuestruan një automatik model 56; një pistoletë me mulli, kalibër 38; dy krëhëra me 60 fishekë; automjeti tip Benz me targa gjermane HTB 564; dy kapuça-maskë; tre palë doreza; dy shishe benzinë 1. 5 litra dhe 2 celularë. Tre personat e mësipërm janë eksponentë me rrezikshmëri të lartë kriminale, me precedentë penalë të mëparshëm, në fushën e veprave penale kundër personit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.


Aktualisht për këtë ngjarje janë shoqëruar në policinë e Durrësit 10 persona, ndërsa në telefonin celular të një prej vrasësve me pagesë është identifikuar një numër që për policinë i përket personit që porositi vrasjen.

arrestimi durres
(Makina e sekuestruar nga policia)

Arrestimi 
Fillimisht tre personat e arrestuar janë pikasur nga Policia e Shijakut në afërsi të Fabrikës së Tullave në Maminas në mjetin tip Benz, me xhama të zinj, me targa gjermane HTB 564, me drejtues Gazmend Dervishin dhe pasagjerë shtetasit Dritan Nikolla dhe Bruno Shehu. Efektivat e policisë i kanë bërë me shenjë të ndalojnë, por drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi. Policia i ka ndjekur këta persona për rreth 30 minuta, deri sa kanë bërë të mundur bllokimin  e automjetit.

Efektivat e Policisë e kanë ndjekur për rreth 30 min deri sa kanë bërë të mundur bllokimin  e automjetit dhe të personave që ndodheshin në mjet.

arrestimi durres
(Arma e sekuestruar nga policia)

arrestimi durres
(Makina e sekuestruar nga policia)


arrestimi durres

arrestimi durres
(Objektet e sekuestruara nga policia)
 Foto të tjera..

Konflikti 
Në thelb të kësaj ngjarjeje, Policia e Durrësit thotë se është një konflikt midis dy grupeve kriminale për prishje të pazareve në fushën e lëndëve narkotike, si dhe lidhet me një tentative vrasje midis tyre. Të arrestuarit kishin planifikuar që pasi të kryenin aktin kriminal të digjnin makinën dhe do të largoheshin me një automjet tjetër.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)