Një automjet tip furgon është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.
 
Mësohet se ngjarja është shënuar në lagjen nr.4 ku automjeti me targa, DR 2902F, qëndronte i parkuar.
 
Mbërritja e menjëhershme e zjarrfikësve në vendngjarje bëri të mundur neutralizimin e flakëve dhe vënien në kontroll të situatës.
 
Sipas hetimeve të para të policisë zjarri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht.
 
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

zjarr furgoni durres

zjarr furgoni durres

zjarr furgoni durres

zjarr furgoni durres

Redaksia online
Shqiptarja.com