DURRËS - Ishin martuar para një jave dhe teksa bëheshin gati për të shkuar në Amerikë, e djela është kthyer në tragjedi për një familje nga Kukësi.
Një makinë e drejtuar nga Ismal Kovaçi, 28 vjeç, ka dalë nga rruga në orën 04.00 të mëngjesit, duke u përplasur me një ndërtesë.
Si pasojë, mësohet se ka mbetur e vdekur në vend nëna e drejtuesit të makinës, Dallëndyshe Kovaçi, 55 vjeçe, ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur nusja e shoferit, Gerta Kovaçi, 25 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak, pa rrezik për jetën, megjithëse me plagë e fraktura në trup e kokë.
Në spital ndodhet gjithashtu edhe 28-vjeçari, i cili ka frakturë në shpatull. Sipas policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Shkozetit, ndërsa mendohet që shkak ka qenë shpejtësia, megjithatë po hetohet për shkakun. Familja Kovaçi kishte qenë në një dasmë, ndërsa në orët e para të mëngjesit po kthehej në shtëpi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com