Një person rreth të 40-tave ka mbetur i vdekur pas një aksidenti rrugor të ndodhur gjatë orëve të vona të së hënës, në Autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se ai është përplasur rreth orës 22:00 në vendin e quajtur "Mbikalimi i Fllakës" nga një automjet tip Ford me targë AA 630 FF, që drejtohej nga 26-vjeçari Kushtrim Ismalaj, banues në Durrës.
Goditja ka qenë fatale për viktimën, i cili nuk ka mundur të mbijetojë dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Durrës.
Drejtuesi bashkë me mjetin tip Ford është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës, bëjnë me dije burime zyrtare.
Ndërkohë, po punohet për identifikimin e viktimës, ndërsa materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com