DURRES – Një grabitje me armë zjarri nga disa persona të maskuar ka ndodhur në fshatin Hamallaj të komunës Manzë.
Personat e armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesën e një shtetasi duke grabitur një shumë parash.
Ata kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar në drejtim të paditur pasi energjia në fshatin Hamallaj ishte shkëputur.
Pronari i banesës ka mbetur i lënduar lehtë, pasi u qëllua me mjete të forta nga grabitësit. Ai është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Durrësit ku dhe është marrë në pyetje lidhur me grabitjen.
Pronari i banesës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mbeti i traumatizuar nga ngjarja.
Ndërkohë që, policia është duke punuar për identifikimin e grabitësve dhe për kapjen e tyre.
Redaksia Online
(a.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com