Të pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka, Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ambasadori italian në vendin tonë Massimo Gaiani si dhe personalitete të tjera shtetërore.
Në fjalën e tij kryeministri Rama duke e cilësuar këtë si muzeun më të madh dhe më të vërtetë që ka vendi ynë, tha se hapja dhe përurimi i tij vjen në kuadër të politikave dhe synimeve të qeverisë për të transformuar marrëdhënien me trashëgiminë kulturore.
Shefi i qeverisë tha se hapja e muzeut pas katër vite mbylljes të tij është një moment krenarie për Shqipërinë dhe shqiptarët, si dhe një moment i rëndësishëm edhe për trashëgimin kulturore.
“Ne e kemi synim të rëndësishëm transformimin e domosdoshëm marrëdhënien me trashëgiminë kulturore, një marrëdhënie e dëmtuar rëndë gjatë tranzicionit. Nuk është vetëm ky muze, është Amfiteatri, më i madh i rënduar nga romakët larg Romës. Dhe në syrin tonë është një aset i krenarisë kombëtare dhe politikës sonë për turizmin. Ky është muzeu më i madh në Shqipëri dhe më i vërteti. Ne në Shqipëri kemi disa muze që mund të konsiderohen të mëdhenj, por janë më shumë muzeume të kopjeve dhe të dëshirës për të qenë ata që duam të jemi se sa muzeume ku çdo objekt, imazh dhe hap është i ndërlidhur me faktet dhe artefaktet historike. Dhe fondi i këtij muzeu përmban 3204 objekte që nga të rëndat dhe të mëdhatë deri tek të brishtat dhe të jashtëzakonshme siç janë shishet e parfumeve që prodhoheshin në lashtësi dhe që në këndvështrimin tim konkurojnë prodhimet e fundit. Ky muze është një nga pikat më të vizituara të Durrësit dhe një nga qendrat më të rëndësishme. I vlerësuar edhe nga ekspertët më në zë ndërkombëtarë. Është edhe dëshmitar i veprimtarisë së plejadës së shquar të patriotëve shqiptarë, që për një periudhë të shkurtër vendosën disa gurë themeli në muzeologjinë e munguar shqiptare.” tha në fjalën e tij kryeministri Rama Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Muzeun Arkeologjik të Durrësit