DURRES - Përreth gjysmë ore drejtues dhe simpatizantë të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe të shoqatës Çamëria janë alarmuar pasi në ambientet ku ata po zhvillonin një aktivitet u njoftua se gjendej një bombë.
Pasi u evakuuan të gjithë të pranishmit, forcat xheniere dhe struktura të shumta të policisë nga kërkimet e realizuara në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” nxorën përfundimin se alarmi për bombë ishte i rremë.
Titullarë të PDIU-së dhe shoqatës Çamëria po zhvillonin në Pallatin e Kulturës në Durrës një aktivitet për nënshkrimin e Rezolutës çame, ndërkohë që vetëm pak momente para fillimit të aktivitetit në policinë e Durrësit mbërriti një telefonatë e cila paralajmëronte se në këto ambiente ndodhej një bombë.
Që në fillim drejtuesit e PDIU-së paralajmëruan që alarmi për bombë ishte fals, para se policia të nxirrte përfundimet konkrete.
Ata u shprehën se e gjithë situata ishte thjesht për të tërhequr vëmendjen dhe për të larguar njerëzit nga nënshkrimi i rezolutës Çame.
Nga ana e tyre kishte vendosmëri për të vazhduar aktivitetin, pasi para konfirmimit të policisë për alarmin e rremë, simpatizantë të kësaj force politike do të nënshkruanin rezolutën në ambientet e jashtme të Pallatit të Kulturës. Por vetëm pas gjysmë ore trazira, aktiviteti mori zhvillim normal në ambientet e brendshme të “Aleksandër Moisiut” ku dhe ishte programuar.
Ndërkohë, vetëm disa ditë më parë edhe kryeqyteti u alarmua për një alarm bombe në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, gjatë momentit që zhvillohej një seancë gjyqësore. Pas kontrollit rezultoi se alarmi për bombë ishte i rremë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com