DURRES - Dy kushërinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qytetin e Durrësit, teksa njëri prej tyre ka qëlluar me armë duke lënë kështu të plagosur djalin e xhaxhit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të ditës së sotme të Xhafzotaj të Durrësit, ku 40 vjeçari Gazmend Markaj për motive ende të paqarta ka qëlluar me armë zjarri tip çifte djalin e xhaxhit të tij Musa Markaj. Ende nuk dihet saktësisht motivi i konfliktit mes dy të afërmve, por dyshohet te ketë qenë një konflikt për pronën. Pas ngjarjes Musa Markaj është përcjellë me urgjencë për në spitalin e Durrësit dhe aktualisht ndodhet në reanimacion.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com