Një sherr i momentit ka përfunduar në plagosjen e dy të rinjve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 16 në qytetin e Durrësit, ku 25 vjeçari me inicialet E.Z është konfliktuar për motive të dobëta sipas policisë me 32 vjeçarin E.Ç, të dy banues në Durrës.

Konflikti mes dy të rinjve ka ndodhur në ambientet e punës së 32 vjeçarit me profesion berber.

Sipas burimeve policore 25 vjeçari e ka goditur fillimisht me thikë berberin, ndërsa ky i fundit ka kundërvepruar duke e goditur me gërshërë.

Pas konliktit të dy të plagosurit janëdërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

foto
foto
foto
(Foto nga vendngjarja)

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)